Tradhëti

më del gjumi për të pirë ujë sepse kisha shumë etje.

Ne jetojmë në Itali dhe babi punon edhe turni i tretë. Atë natë babi nuk ishte në shtëpi, ishte në punë.

Duke ecur nëpër korridor, ishte ora 2 e natës besoj, dëgjoj zërin e mamit, mendova se është kthyer babi dhe nis të afrohem për nga dhoma e tyre.

Kur u afrova kuptova se mami po fliste në telefon, e nuk ishte në dhomë siç më dukej mua, por ishte mbyllur në banjo.

U afrova dhe dëgjohej gjithçka. E nisa të përgjoj instiktivisht sepse më bëri shumë përshtypje.

E dëgjoja nga oshëtima që bënte zëri edhe i atij që ishte mashkull. E mami im qeshte, por fjalët e atij nuk i kapa shumë mirë.

Mami nuk ka as shokë, as vëlla që të themi dikush nga fisi. Pastaj në orën 2 të natës s’ka kuptim.

Bëra një zhurmë në korridor kastile dhe mami doli. Unë nisa të afrohem për në banjë dhe i thashë pse zgjuar, më tha që bëri dush.

Jam e bindur që mami flet me një burrë tjetër.

Tani nuk e di se çfarë të bëj dhe ndihem keq. Çfarë duhet të bëj? Si duhet të sillesh tani? Më ndihmoni…”, shkruan ajo.